Linjë kredie për SME
Fondi i Garancisë për SME
Programi për Mbështetjen e Biznesit
Linja e Kredisë prej 36 milion Euro, për të mbështetur me kredi me interesa të ulëta ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, me qëllim zhvillimin e tyre, do të përdoret për të financuar projekte të SME-ve, për investime, zgjerimin e biznesit ose për të përmirësuar teknologjinë.
Linja e kredisë për SME-të parashikon dhënien e një norme interesi dhe një afati shlyerjeje më të favorshëm se ato të tregut për SME-të që duan të blejnë mallra dhe shërbime me origjinë italiane.
Qasja në Linjën e Kredisë rregullohet nga bankat dhe institucionet financiare jo bankë që marrin pjesë në Program, dmth institutet kredidhënëse që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Huasë (On Lending Agreement) me MFE. Në këtë mënyrë, vlerësimi financiar i kërkesës për financim zhvillohet në autonomi të plotë nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në program.
Kush mund të aplikojë?
Të gjitha subjektet: persona fizikë ose juridikë, të cilët zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme (SME) dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet sipërmarrje ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet (start-up) në Shqipëri.
Fondi i Garancisë për SME
Fondi Shqiptar i Garancisë prej 5 milion Euro është një instrument financiar i krijuar nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, i cili mundëson ofrimin e garancive në trajtën e kolateralit për të nxitur kreditimin nga ana e institucioneve financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (SME), që kanë vështirësi në qasjen e kredisë bankare, sepse nuk kanë garanci të mjaftueshme.
Fondi Shqiptar i Garancisë, në praktikë, zëvendëson garancitë që zakonisht kërkohen për të marrë kredi nga bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, duke ulur rrezikun në shumën e garantuar.
Me këtë garanci kredie SME-të kanë mundësi të marrin kredi më të lira se ato të tregut pa garanci shtesë, për pjesën e garantuar nga Fondi.
Programi i Mbeshtetjes se abiznesit pritet te aktivizohet se shpejti.
